Pas pezullimit nga detyra të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, zyrtarët serbë njoftuan largimin nga Kosova. Në mënyrë demonstrative policët kanë hequr uniformat, ndërsa kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç tha se Prishtina zyrtare po ndërmerr veprime të njëanshme. Zyra e Presidentes së Kosovës i cilësoi dorëheqjet si arbitrare dhe në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit. (A2 Televizion)
Policët heqin uniformat, serbët largohen nga institucionet e Kosovës
