
Një video dramatike e kapur nga kamera e makinës së një polici tregon sesi ai shpëton një foshnjë vetëm 3-javëshe nga vdekja.
Kur polici Cameron Meciejewski, nga rajoni i Policisë “Sterling Heights” në Miçigan, SHBA, mbërriti pranë vendngjarjes, foshnja nuk po merrte frymë. Duke ruajtur qetësinë, polici u përpoq që t’i hapte rrugët e frymëmarrjes dhe pas pak sekondash, foshnja nisi të qante, duke rifilluar të merrte frymë. Polici mësoi se foshnja ishte mbytur duke pirë qumësht.
Bebja u dërgua më vonë në spital për analiza, dhe fatmirësisht nuk pati ndërlikime në rrugët e frymëmarrjes. (A2 Televizion)