Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë, ku raportohet se policia ka qëlluar me plumba gome ndaj një grupi emigrantësh të paligjshëm që do të udhëtonin me varkë drejt Britanisë së Madhe.
Ngjarja ka shkaktuar reagim të madh te opinioni vendas dhe organizatat ndërkombëtare dhe për këtë arsye një hetim për zbardhjen e motiveve që shtynë efektivët të përdornin masa ekstreme.
Të shtënat me armë ndodhën në mbrëmje në Dunkirk, ndërsa 8 kurdë iranianë po mbanin një varkë, tek e cila mendohet se do të udhëtonin 40 emigrantë.
Kohët e fundit policia franceze ka shtuar patrullimet në zonën e kanalit, për shkak të shtimit të tentativave nga ana e emigrantëve për hyrë ilegalisht në Britani. (A2 Televizion)