Ndërtesa 8-katëshe zhduket në pak sekonda, pas rrëshqitjes së tokës

Nga A2 CNN
2 Tetor 2021, 08:38 | Bota

Pamje tronditëse janë bërë virale në internet ku duket momenti i rrëzimit të një ndërtese 8-katëshe pas rrëshqitjes së tokës.

Fatmirësisht, të gjithë banorët ishin evakuuar para ngjarjes. Në video, ndërtesa nis të lëvizë ngadalë para se të përfundojë në gërmadha e pluhur.

Ngjarja ka ndodhur më 30 shtator në Himachal Pradesh të Indisë, ndërsa rrëshqitja e tokës ka ndodhur si pasojë e shirave të dendur të ditëve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos