Policia e Vlorës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë një operacion blitz në disa zona të qyteti duke tërhequr dhe vëmendjen e banorëve.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se operacioni ka pasur si synim goditjen e lokaleve ku zhvillohet aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.
Disa persona janë shoqëruar në komisariat ndërkohë që operacioni është duke vijuar. (A2 Televizion)