Mijëra efektivë policie në të gjithë vendin do të marrin sot vaksinën anti COVID. Vaksinimi i tyre do të nisë nga Tirana në stadiumin “Air Albania”. 600 efektivë policie do të vaksinohen këtë të shtunë në ambientet e stadiumit “Air Albania” me vaksinën Astrazeneca, u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
“Procesi do të shtrihet për efektivët në të gjithë komisariatet e rretheve. Procesi ka filluar që prej orës tetë të mëngjesit dhe po vaksinohen 60 deri në 80 veta në orë. Policia e Shtetit ka 11.800 punonjës për të vaksinuar dhe Garda 1300 punonjës“, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Veliu.
Përveç bluzave të bardha që kanë qenë në vijën e parë të zjarrit, efektivët e policisë kanë qenë grupi tjetër i riskut, gjatë periudhës së pandemisë.
Një ditë më parë nisi procesi i vaksinimit të gazetarëve dhe operatorëve me vaksinën kineze në sheshin "Skënderbej" i cili do të vijojë çdo ditë në orën 15:00.
Deri më tani në vendin tonë janë kryer 172.486 vaksinimeve, ku përfshihen bluzat e bardha, të moshuarit, mësuesit dhe grupet e riskut.
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Mansatirliu dhe drejtori i Policisë Ardi Veliu inspektuan procesin e vaksinimit të uniformave blu.
(A2 Televizion)