Policia merr 10 makina “spiune” nga ARRSH

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 13:24 | Aktualitet

Ministrat Belinda Balluku dhe Bledar Çuçi prezantuan këtë të premte 10 automjetet e reja, të cilat i dhurohen Policisë së Shtetit nga ARRSH, përmes projektit të përbashkët me Bankën Botërore për sigurinë rrugore.

Makinat janë të pajisura me sistem radari për monitorimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve të cilët konstatohen në shkelje të rregullave të qarkullimit.

“Do të identifikojnë shpejtësinë dhe i gjithë ky informacion shkon menjëherë te gjoba. Kanë radar të inkorporuar”, tha Çuçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos