Momenti kur të burgosurat i shpëtojnë jetën gardianes

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 09:52 | Aktualitet
Momenti kur të burgosurat i shpëtojnë jetën gardianes

Momenti kur një gardiane burgu sulmohet nga një prej të burgosurave është kapur në kamera. Ngjarja ka ndodhur më 7 qershor, në një burg në Florida, SHBA.

Zyrtarët e burgut thanë se Bridgette Harvey sulmoi oficeren Lillian Jimenez pas shpine, duke u përpjekur që ta mbyste me këllëfin e një jastëku.

Fatmirësisht, Jimenez arriti të thërriste me radio koleget e saj, por ajo që vërtet i shpëtoi jetën ishte ndërhyrja e të burgosurave të tjera të cilat arritën të ndalonin Harvey-n, duke i hequr këllëfin nga duart.

Harvey dhe shoqet e saj që planifikuan sulmin mbi gardianen u futën në izolim; shkaqet e e sulmit ende nuk janë zbardhur. (A2 Televizion)

https://youtu.be/HaVN9J0v-88

A2 CNN Livestream

Latest Videos