Policia pengon ish deputetët e PD të afrohen te bregu i Lumit

Nga A2 CNN
9 Prill 2019, 09:15 | Aktualitet

Rritet sërish tensioni në zonën e Bregut të Lumit në kryeqytet, ku banorët protestojnë për shembjen e banesave të tyre që do të mundësonin vazhdimin e punimeve për Bulevardin e Ri. Pas tensionit të djeshëm fadromat dhe forcat e rendit ishin tërhequr, por sot në mëngjes, edhe pse në kushte të vështira të motit, forca të shumta të policisë kanë rrethuar perimetrin e punimeve. Mësohet se disa eksponentë të Partisë Demokratike ndodhen në zonë, madje sipas disa filmimeve ata duket sikur janë konfliktuar me forcat e rendit që i pengojnë të afrohen më shumë, mes tyrë Aldo Bumçi dhe Klevis Balliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos