Politika në hapësirë, qeveria mbron satelitët, Berisha i quan “vjedhja 1” dhe “vjedhja 2”

Nga A2 CNN
4 Janar 2023, 13:57 | Aktualitet

Dy satelitët Albania 1dhe 2 të lëshuar një ditë më parë në hapësirë do të shërbejnë për të monitoruar territorin e Republikë së Shqipërisë. Vetë qeveria shqiptare e ka justifikuar këtë shpenzim si një domosdoshmëri për të mos lejuar abuzimin me territorin, që nga ndërtimet pa leje, mbetjet urbane e deri tek menaxhimi i zjarreve. Një aspekt tjetër në të cilën pritet të ketë impakt teknologjia hapësinore është edhe tek shpërndarja e titujve të pronësisë pasi informacioni që do të gjenerohet do të përdoret edhe për të përditësuar hartat imazherike. Por kryetari i PD, Sali Beisha akuzoi kryeministrin Rama se ka firmosur një kontratë me zero transparencë, pa asnjë lloj gare apo konkurrence për të lëshuar dy satelitë në orbitë. Ai tha se Shqipëria nuk disponon asnjë qendër apo ekip serioz studimesh ndërhapësinore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos