Më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe bërja përgjegjëse e Rusisë për krimet në shtetin fqinj. ky ishte mesazhi që përcollën presidentet e Polonisë dhe 3 vendeve baltike, gjatë vizitës në Kiev, ku u takuan me presidentin Volodimir Zelensky. Politikanë europianë po udhëtojnë me tren drejt kryeqytetit të Ukrainës që kur forcat ruse u tërhoqën nga veriu i vendit, pas rezistencës së fortë të trupave të Kievit. (A2 Televizion)
Polonia dhe vendet baltike: Më shumë armë për Ukrainën
