“Sterilizimi”, Gjykata e Posaçme refuzon 22 kërkesa të ish-ministrit Ilir Beqaj

Nga Armand Bajrami
10 Nëntor 2026, 14:27 | Kronikë

“Sterilizimi”, Gjykata e Posaçme refuzon 22 kërkesa

Gjykata e Posaçme refuzoi 22 kërkesa paraprake të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë seancës së të martës së dosjes “Sterilizimi”, raporton A2 CNN. Çështja lidhet me procedurën koncesionare për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në sistemin shëndetësor.

Mes kërkesave të refuzuara ishte edhe ajo për pushim të çështjes dhe pavlefshmëri të disa prej akteve të dosjes, përfshi kërkesën për gjykim dhe akt-ekspertime.

Ndërkohë gjykata nuk u shpreh për një kërkesë të mëhershme të Beqajt për dërgim të çështjes për kontroll në Kushtetuese, për të cilën do të shprehet në seancat e ardhshme.

Seanca e radhës u shty për më 2 dhjetor, për t’i dhënë kohë mbrojtjes të njihet me vendimin e ndërmjetëm dhe për të vlerësuar nëse kanë kërkesa të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos