Takimi Kosovë-Serbi në SHBA, Grenell: Mundësi për të nisur një epokë prosperiteti

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 14:43 | Kosova
Takimi Kosovë-Serbi në SHBA, Grenell: Mundësi për të

I emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka deklaruar se takimi i 27 qershorit është një mundësi e mirë për hapjen e dyerve për zhvillim dhe investime ekonomike për Kosovën dhe Serbinë.

Grenell ka thënë se ky takim mund të jetë një mundësi për të nisur një epokë të re të prosperitetit dhe stabilitetit.

"Kjo mundësi e Shtëpisë së Bardhë hap derën e zhvillimit të ri ekonomik dhe investimeve. SHBA-ja shpreson që liderët e Kosovës, por edhe Serbisë do të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të prosperitetit dhe stabilitetit. Qytetarët e këtij rajoni meritojnë asgjë më pak." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos