Votimi i qeverisë së Kosovës, kryesia e Kuvendit cakton sot seancën

Nga A2 CNN
31 Janar 2020, 08:01 | Kosova
Votimi i qeverisë së Kosovës, kryesia e Kuvendit cakton sot

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet të premten me kërkesë të mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i cili i ka kërkuar caktimin e datës së mbajtjes së seancës për votimin e ekzekutivit.

Sipas afatit kushtetues, Albin Kurti ka kohë deri më 4 shkurt që t’ia paraqesë për votim kabinetin e tij deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës, për shkak të mospajtimeve rreth postit të kryeparlamentarit dhe atij të presidentit.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha në një intervistë se ka ende hapësirë për marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje. Por edhe nëse do të dështojnë në ngjizjen e koalicionit, ai tha se do të mbështesë një qeveri pakice të Vetëvendosje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos