Programi qeverisës “Rama 3”, Shkodra: I përciptë, nuk ka reflektuar asnjë nga propozimet tona

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 10:08 | Ekonomi
Programi qeverisës “Rama 3”, Shkodra: I përciptë, nuk

Program i përciptë që nuk ka reflektuar asgjë nga diskutimet që sipërmarrësit kanë propozuar. Kështu e shikon sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra, programin qeverisës të kabinetit “Rama 3”, të prezantuar një ditë më parë. Në studion e Ditari në A2 CNN, ai tha se qeveria duhet të kishte një reflektim më të thellë pas pandemisë, duke iu bashkuar trendit të zhvillimit botëror dhe mësimeve të nxjerra për t’u zhvilluar ndryshe ekonomikisht.

https://youtu.be/VmAumuOL9EE

“Më së shumti premtime të mbartura, korrigjime, sesa lançim të një programi apo fryme të re sa i përket zhvillimit ekonomik. Ne besonim që kushdo që do merrte mandatin qeverisës do të kishte reflektim të thellë post-pandemi, që do t'i bashkoheshim trendit të zhvillimit botëror me tendenca të reja dhe me mësime të nxjerra nga dy fatkeqësitë, sidomos pandemia që na mësoi ta bëjmë ndryshe biznesin dhe do zhvillohemi ndryshe ekonomikisht. Program i përciptë, nuk ka reflektuar asgjë nga diskutimet që kemi shfaqur e propozuar. Ishte momenti më i mirë që të kishim një lançim të ri të ekonomisë shqiptare”.

https://a2news.com/2021/09/16/programi-qeverises-i-rama-3-sulce-rritja-ekonomike-e-realizueshme-pikepyetje-mbi-uljen-e-borxhit-publik/

Sipas tij, do të ketë pasoja të dukshme në sipërmarrje për shkak edhe të rrëmujës së sistemit fiskal dhe taksës progresive.

“Terreni ekonomik na tregon se kemi pasoja të dukshme të shtyllës vertebrale që është sipërmarrja e madhe e mesme dhe e vogla. Kemi rrëmujë të madhe të sistemit fiskal. PS në mandatin e tretë ngul këmbë që taksa progresive është e suksesshme, ndërkohë që vetë e ka korrigjuar në 8 vite vazhdimisht duke krijuar konfuzion në sistemin fiskal. Heq nga TVSH masën më të madhe të sipërmarrjes së vogël, ka këputur zinxhirin e TVSH-së. Rimbursimi i TVSH-së duhet të ishte që vitin që vjen. Me një sistem elektronik digjital nuk kishte arsye që ne të diskutojmë për diskutimin e TVSH-së”.

Shkodra thekson se qeveria nuk mori në konsideratë industrinë prodhuese ndër propozimet që ky sektor bëri. Ai tha se kanë kërkuar që të mos paguhen në doganë paraprakisht për mallra që ende nuk janë shitur.

“Vumë theksin tek ekonomia prodhuese, kur thamë të kishim ministrinë e Tregtisë, industrinë që nuk është përmendur në këto 3 vite dhe inovacionin dhe menduam që do ta merrte në konsideratë dhe la të njëjtat portofole ministrore, nuk reflektoi rëndësinë e tregtisë dhe industrisë. Mos kishim ministër shteti për mbrojtjen e sipërmarrjes, në 8 vite do ta kishte kryer misionin e saj. Ne duhet të kalojmë në një nivel tjetër, siç kemi Avokatin e Popullit të kishim dhe Avokatinë e Sipërmarrjes që ishte në mbështetje të sipërmarrjes”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos