Premtimet për punësimin, “programe të mbetura në letër”

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 14:13 | Ekonomi
Premtimet për punësimin, “programe të mbetura në

Premtimet për vendet e reja të punës kanë mbetur thjesht në formën e deklaratave elektorale, sipas ekspertit për çështjet e punësimit, Erion Muça.

Objektivat e vendosura nga politika, sipas tij, nuk janë shoqëruar me masa konkrete, duke krijuar në këtë mes edhe një marrëdhënie mosbesuese mes shtetit dhe sipërmarrjes.

“Si ka mundësi që në tregje kaq të pasistemuara sa ky yni, punësimi nuk është prioritet kryesor i qeverisë, por pasojë e prioriteteve të tjera? Strategjitë kombëtare të punësimit kanë qenë një dokument i pakompletuar me plane konkrete”, shpjegon Muça.

Përgjatë dy mandateve të fundit, rëndësi nga politika i është dhënë edhe formalizimit të tregut të punës. Por, sipas Muçës, nuk i është dhënë asnjë nxitje biznesit për të bërë diçka të tillë dhe instrumenti i vetëm kanë qenë aksionet në terren: “Janë nisma të pafinalizuara, siç ishte programi i mbështetjes për të papunët përgjatë pandemisë”.

Eksperti vlerëson se nismat e reja për rritjen e pagës minimale, do të shtyjnë edhe më shumë tregun e punës drejt informalitetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos