Prenoton hotelin gjerman, mbreti Rama në “karantinë” me 20 konkubina

Nga A2 CNN
29 Mars 2020, 15:01 | Lifestyle

Edhe në një kohë kur fatet e gjithë botës duken të përafërt për shkak të pandemisë të koronavirusit, e vërtetë është që për disa pjesa e karantinës i referohet mundësive që ato kanë.

Ka mundësi vërtet të mëdha për shembull mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, i njohur si Rama X.

https://a2news.com/2019/05/05/te-gjithe-pershendesin-mbretin-e-ri/

Sovrani i vendit aziatik po kalon periudhën e karantinës në një hotel luksoz në Gjermani, pikërisht Grand Hotel Sonnenbichl, por natyrisht atij nuk i mjaftonte suita. Mbreti i kritikuar shpesh për karakterin dhe mënyrat e tij ekscentrike, ka marrë me vete edhe 20 gratë e tij, ku vetëm e katërta, Suthida, quhet si partnerja zyrtare, ndërkohë që pjesë e 119 personave që e shërbejnë janë kthyer në vendlindje nga frika se mund të kenë marrë koronavirusin.

Kështu që mbreti ka prenotuar të gjithë hotelin gjerman, duke ruajtur privatësinë e tij dhe të “familjes” së tij të madhe.

https://a2news.com/2019/10/22/nuk-respektoi-mbretin-67-vjecar-i-hiqen-titujt-34-vjecares/

Edhe mbreti i Malajzisë Abdullah Sultan Ahmad Shah dhe bashkëshortja e tij ndodhen në karantinë për 14 ditë, edhe pse testimi i parë ka rezultuar negativ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos