Presidenti e krahasoi me Escobar, bosi i drogës ekstradohet në SHBA

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 11:30 | Bota

Lideri i organizatës kriminale kolumbiane Clan del Golfo, Dario Antonio Usaga, i njohur edhe si Otoniel, u ekstradua të mërkurën për në Shtetet e Bashkuara, ku do të gjykohet për trafik të lëndëve narkotike.

Ekstradimi drejt Amerikës është një prej armëve që përdor Kolumbia për të luftuar trafikantët e drogës. Sipas autoriteteve kolumbiane, Otoniel ka trafikuar deri në 200 tonë kokainë nga Kolumbia.

Procedurat e dërgimit të Otoniel në SHBA nisën vetëm pasi Gjykata e Lartë e Kolumbisë pezulloi urdhrin e mëparshëm të saj për ndërprerjen e ekstradimeve.

https://a2news.com/2021/10/24/goditja-e-shekullit-ndaj-trafikut-te-kokaines-500-ushtare-per-kapjen-e-kreut-te-klanit-te-gjirit/

Me jelek antiplumb dhe helmetë në kokë, Otoniel mbërriti në një bazë ajrore në Bogota, dhe u shoqërua nga policia kolumbianë në një avion.

Autoritetet thonë se 50-vjeçari është gjithashtu përgjegjës për vrasjen e qindra anëtarëve të forcave kolumbiane të sigurisë dhe kërkohet nga Shtetet e Bashkuara për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërsa Kolumbia pretendon se Otoniel u arrestua tetorin e kaluar pas një operacioni ku u përfshinë qindra forca speciale, vetë trafikanti thotë se është dorëzuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos