Tanket “pushtojnë” Moskën

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 10:40 | Bota

Ushtria ruse ka nisur përgatitjet për paradën e Ditës së Fitores, e cila do të mbahet më 9 maj, dhe simbolizon fitoren e ish-Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore kundër Gjermanisë naziste.

Tanket dhe armatime të rënda dolën në rrugët e Moskës duke zhvilluar prova për paradën e madhe edhe pse pushtimi i Ukrainës nuk ka shkuar sipas planeve të Putinit, të paktën sipas Perëndimit. Tanket sovjetike T-34 janë fotografuar teksa lëvizin përgjatë rrugës Tverskaya drejt Sheshit të Kuq.

Qytetarët nuk janë lejuar që të ndjekin provat e paradës. Presidenti Vladimir Putin pritet që të mbajë një fjalim gjatë këtij eventi. Ka pasur raportime të ndryshme se gjatë paradës, shefi i Kremlinit të shpallte fitoren në operacionin e tij special ushtarak, apo zyrtarisht luftë Ukrainës. Megjithatë zëdhënësi i tij Dmitry Peskov ka përgënjeshtruar këto raportime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos