
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ndodhet i shtruar që prej 26 dhjetorit në një spital në Itali.
Mediat italiane, të cilat citojnë zëdhënësin e tij, raportojnë se shtrimi në spital ishte i nevojshëm për shkak të shfaqjes së një komplikacioni të rëndë nga mosfunksionim i sistemit imunitar, por pa dhënë më shumë detaje.
“Ky shtrimi në spital ishte i nevojshëm për shkak të një ndërlikimi serioz për shkak të një mosfunksionimi të sistemit imunitar”, tha në një deklaratë zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.
Mësohet se të gjitha aktivitetet publike janë anuluar.
65-vjeçari Sassoli pësoi një rast të rëndë të pneumonisë në shtator gjatë një seance plenare të Parlamentit dhe u desh të shtrohej në spital. Ai u kthye në Itali për t'u rikuperuar, por pati një ndërlikim që e mbajti larg detyrave për pak kohë. (A2 Televizion)