Presidenti i ri, socialistët nisin procesin për zgjedhjen e kandidatit

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 17:06 | Aktualitet

Muaji prill shënon nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri. Të parët punën e kanë nisur ata që qeverisin. Duke mos e hequr nga tryeza mundësinë e emrit konsensual, fillimisht këtë socialistët po e nisin brenda vetes si proces. Teksa presin kontributin e gjithë grupeve parlamentare qëllimi i socialistëve është sh i qartë, do të jetë një emër diamteralisht i kundërt me Ilir Metën. Pas dy javëve, në Konferencën e Kryetarëve pritet të miratohet kalendari i posaçëm, ku do të nisin dhe procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos