
Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Milot, ku kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe një i mitur.
Të tre të lënduarit janë transportuar drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk ka të dhëna të tjera mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)