Primaret në PD, zgjedhje të brendshme në gjashtë bashki për të caktuar kandidatët

Nga A2 CNN
30 Janar 2022, 11:07 | Aktualitet

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike mban sot nga ora 8:00 deri në 17:00 zgjedhjet në 6 bashki për kandidatin me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e 6 marsit. Gara e brendshme është më e madhe në Bashkinë e Shkodrës, ku 6 demokratë garojnë me njëri-tjetrin për të fituar kandidaturën. 5 garojnë për Rrogozhinën, 4 në primaret e Lushnjës dhe 3 për kandidaturën e Dibrës. Në Durrës dhe Vorë, demokratët kanë propozuar vetëm 2 kandidatura, të cilat do t’i nënshtrohen një përzgjedhje tjetër nga anëtarësia. Pavarësisht garës së brendshme, komisioni i rithemelimit ende nuk ka zbuluar sesi do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit dhe si do t'i regjistroje kandidatet, kur dy opsionet më të mundshme janë si të pavarur ose në koalicion. Pas publikimit të këtyre emrave nga komisioni i rithemelimit, erdhi dhe reagimi i Partisë Demokratike zyrtare, që deklaroi se nuk i njeh këto kandidatura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos