Mbyllet pa incidente protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, marshojnë drejt Kryeministrisë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2026, 16:59 | Aktualitet

Mbyllet pa incidente protesta e studentëve para Ministrisë së

Pas tubimit para Ministrisë së Arsimit, studentët, të rinjtë dhe pedagogët kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, për të vijuar protestën e tyre.

Protestuesit kanë shprehur kundërshtinë ndaj qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Deri në këto momente, protesta është zhvilluar pa incidente.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos