
Prishtina shpallet kampione e Kosovës për të 11-ën herë. Kryeqytetasit siguruan triumfin fal fitores 1-2 në Gjilan. Ekipi ku luajnë edhe emra të njohur të futbollit shqiptar si Sabien Lila, Gentian Muça dhe Gledi Mici, i cili sot shënoi golin e parë, nuk fitonte prej 8 vitesh.
Fitorja e sotme e bën të pamundur rikthimin e ndjekësve Drita dhe Ballkan, ndërkohë që bardhekaltrit e Prishtinës shpalleshin matematikisht kampion edhe me një barazim.
Çudia në Kosovë është se titulli iu dorëzua Prishtinës, ndryshe nga sa ndodh normalisht, qysh nga ndeshja e sotme. Kjo, pavarësisht se superliga e Kosovës do të luajë edhe një javë, me Prishtinën që ndeshjen e fundit e luan në shtëpi në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku duhej të bëhej edhe kurorëzimi i kampionëve. (A2 Televizion)