
Roma ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 derbin e kryeqytetit italian, përballë rivalëve të përjetshëm të Lazio.
Ndonëse larg zonës Champions, verdhekuqtë nuk toleruan aspak në një takim që nëse do të fitohej nga Lazio do t’i fuste dhe ata në garën për të synuar kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.
Mkhitaryan dhe Pedro shënjestruan portën e lacialëve për të marrë një fitore që më shumë vlen si statistikë në përballjet historike mes dy klubeve rivale.
Tashmë pas 37 javësh kampionat, Roma renditet në vendin e 7 me 61 pikë ndërsa Lazio në vendin e 6 me 6 pikë më shumë. (A2 Televizion)