Manchester United fiton dhe afrohet me kreun e Premier League

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 08:49 | Futboll
Manchester United fiton dhe afrohet me kreun e Premier League

Java e 13 e Premier Liga-s angleze u mbyll me fitoren e Manchetser United në fushën e Sheffield Utd.

“Djajtë e Kuq” u ndëshkuan pas vetëm 5 minutash, por të udhëhequr nga Rashford dhe Martial arritën të përmbysin rezultatin e të fitojnë në shifrat 3-2 përballë një skuadre që ndodhet përpara tyre në klasifikim.

Me një ndeshje më pak, skuadra e norvegjezit Ole Gunnar Solskjær mban aktualisht vendin e 6. Më herët, të enjten, Aston Villa-Burnely u mbyll pa gola.

Pas javës së 13-të, Premier League udhëhiqet nga Liverpool-i me 28 pikë, 3 më shumë se Tottenham i vendit të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos