Priten stuhi dhe rrebeshe, autoritetet në Itali lëshojnë alarmin e kuq

Nga A2 CNN
25 Shtator 2022, 22:21 | Bota
Priten stuhi dhe rrebeshe, autoritetet në Itali lëshojnë alarmin

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri lëshoi një njoftim mbrëmjen e së dielës për të gjitha autoritetet lokale në vend që të marrin masa pasi pritet një përkeqësim i menjëhershëm i kushteve atmosferike.

https://a2news.com/2022/09/25/ministria-e-mbrojtjes-priten-reshje-intensive-mund-te-kete-stuhi-dhe-permbytje/

Ndërkohë, një alarm i ngjashëm është dhënë mbrëmjen e sotme edhe nga Mbrojtja Civile në Itali. Veçanërisht në jug të Italisë, ku janë stacionuar edhe rrymat e trazuara, do të ketë shi me intensitet të lartë gjatë së hënës.

Në rajonin e Basilicata është lëshuar alarmi i kuq, ndërsa portokalli është në rajonet e tjera të vendit.

Pak ditë më parë, më shumë se 10 persona humbën jetë pas përmbytjeve në rajonin Marche të Italisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/16/italia-e-zhytur-ne-balte-nga-permbytjet-e-medha-rritet-bilanci-i-viktimave/

A2 CNN Livestream

Latest Videos