
Forcat e armatosura ukrainase raportohet të kenë vrarë 57 ushtarë ruse si dhe shkatërruan 30 mjete të blinduara gjatë një operacioni në qytetin e Khersonit në jug të vendit.
Lajmi u bë i ditur nga komanda operative e zonës e cila bën me dije se situata në zonë është e tensionuar, por nën kontroll.
Sulmi vjen në një kohë kur prorusët janë duke mbajtur referendumin për aneksim në Kherson, i cili ka vijuar prej ditës së premte.
Në njoftimin e komandës shkruhet se trupa ukrainase shkatërruan shtabin e përgjithshëm rus në zonën e Davydiv Brid duke shkaktuar dhjetëra të vdekur. (A2 Televizion)