Prodhimi i veshjeve dhe këpucëve me material porositësi, ajo që ndryshe njihet si fason, rezulton ndër industritë më të goditura nga COVID-19. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në prill, që është edhe muaji i parë i plotë kur ekonomia ishte tërësisht në karantinë, eksportet e fasonëve janë tkurrur me 20,1% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ky është edhe grupi me rënien më të fortë në eksporte. Bëhet fjalë për një industri me mijëra të puënsuar. Statistikat zyrtare flasin për 68 mijë të punësuar në fund të 2019-s, ndërsa numri është edhe më i lartë po të përllogaritësh edhe ata që punojnë në të zezë. Kriza e koronavirusit i ka përballuar një pjesë të fasonerive dhe të punësuarit e tyre me problematika të ndryshme. E ftuar: Iris Ago, drejtoreshë e sektorit të kontrollit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. (A2 Televizion)
Problematikat në përfitimin e pagës së luftës
