Roli i Greqisë, ekspertët: Shfrytëzon mekanizmin e vetos, po të vinte puna do të vepronte me ne si Bullgaria me Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 23:03 | Ballkani
Roli i Greqisë, ekspertët: Shfrytëzon mekanizmin e vetos, po

Pozicioni i Greqisë në gjeopolitikën e Ballkanit duket se është në një pozicion interesant, edhe në kuadër të një njohje të Kosovës, për të cilën analistët shohin hapat e para në horizont, edhe pse mbetet një nga 5 vendet që ende nuk e njeh Prishtinën zyrtare.

Sipas gazetarit Franko Egro, “Greqia përtej të qënurit pjesë e BE, nuk ka qenë protagonist në jetën politike të Ballkanit, por shfrytëzoi mekanizmin e vetos. Nuk duhet harruar kriza e thellë financiare që e bëri atë shumë vulnerabël në politikën e jashtme, ku u fillua të merrej si njësi matëse të papërshtatshmërisë të një vendi  për të qenë pjesë të BE”.

Duke iu rikthyer rolit grek në Kosovë, fakti që Athina zyrtare mund të rrisë praninë e përfaqësimit e saj në Kosovë, tregohet nga reagimi i alarmuar i Vucic. Më shumë se lëvizje individuale, sipas tij Athina “do të shohë rolin e Shteteve të Bashkuara në Ballkan”.

Për profesor Ferdinand Gjanën,  “Greqia dhe Bullgaria nuk duhet të ishin në një pozicion bllokues por inkurajues në procesin e anëtarësimit. Kuptoj deri diku skepticizmin e Holandës, por Greqia dhe Bullgaria nuk mund të kenë arsyeje racionale, përveç ndikimeve ruse”.

https://a2news.com/2021/06/01/kalemaj-shengeni-ballkanik-vijues-i-projekteve-te-meparshme-te-beogradit/

Ai nënvizon se “Greqia duhet të hedhë hapa stabiliteti për shkak të konfliktit me Turqinë. Situata mes dy vendeve viteve të fundit ka qenë shumë e tensionuar, pra nuk është habi që Greqia mos të shkojë në njohje të menjëhershme por që të luaj gjithsesi një rol më konstruktiv , edhe pse ndoshta jo me shumë peshë”.

Edhe më i prerë gjykimi i politologut Ilir Kalemaj. “ Vendet fqinje zakonisht kanë lobuar për anëtarësimin e vendeve që kanë pranë, ndërkohë që në Ballkan kjo nuk ka ndodhur. Veto për Shqipërinë ka ardhur nga Danimarka, Holanda dhe Franca, por mund të vinte edhe nga Greqia dhe besoj se në fund Greqia do të na kishte kushtëzuar, për arsyeje të ndryshme si çështja e minoriteteve, pronave, etj. Mendoj se në qoftë se do të vinte puna, Greqia do vepronte me ne si Bullgaria me Maqedoninë e Veriut. Nuk duhet harruar që Bullgaria ishte vendi i parë që ka njohur RMV. Kemi patur marrëdhënie më të normalizuara para 20 viteve sesa tani” . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos