Prodhim energjie nga fotovoltaikët, gati lidhja me rrjetin

Nga A2 CNN
21 Qershor 2019, 11:52 | Ekonomi
Prodhim energjie nga fotovoltaikët, gati lidhja me rrjetin

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë miraton udhëzimin për lehtësimin e procedurave të lidhjes së autoprodhuesve të energjisë elektrike nga dielli në rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.  

Energjia e prodhuar nga fotovoltaikët do të hidhet në rrjet, duke ndikuar kështu në diversifikimin e burimeve të prodhimit, që deri më tani dominohen nga prodhimi hidro.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në fund të tremujorit të parë të këtij viti, nga hidrocentralet publikë, të përqendruar kryesisht në kaskadën e lumit Drin, prodhohej 53.6% e totalit të energjisë, 46.1% nga HEC-et privatë dhe 0.3% nga fotovoltaikët.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos