
Prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve vijojnë të jenë një prej industrive të goditura më fort nga kriza, edhe përgjatë këtij viti. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se eksportet e këtij sektori kapën vlerën e rreth 28 miliardë lekëve për periudhën Janar-Mars 2021.
Shifër që ndonëse më e lartë se viti i kaluar, kur industria u përball si me dëmet e tërmetit, ashtu edhe me nisjen e karantinë; është 11.2% më e ulët krahasuar me vitin 2019.
Sipas eksportuesit dhe përfaqësues të kësaj industrie, Florjan Zekja, bizneset kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të përballuar krizën.
Rimëkëmbja e plotë e sektorit duket ende larg, veçanërisht në kushtet kur partnerët tregtarë ende vuajnë nga masat kufizuese.
Përfaqësuesit e industrisë së veshjeve dhe këpucëve e shohin daljen me produkte të tyre finale në tregun vendas dhe tregjet e huaja, si mënyrën e vetme për t’u zhvilluar edhe pas kapërcimit të krizës së shkaktuar nga Covid-19. (A2 Televizion)