Ai është një ndër krijuesit më të mirë të muzikës klasike. Nën drejtimin e tij, koret përcjellin një magji që vështirë se gjendet në trojet shqiptare. Ishte pikërisht ai, Rafet Rudi që drejtoi edhe korin në Vatikan, gjatë ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës. Në një intervistë për A2 CNN, kompozitori, dirigjenti, e pedagogu i shumë artistëve tregon si e braktisi për Beogradin dhe Parisin, për t’u rikthyer në Kosovë. (A2 Televizion)
Profili i një artisti si Rafet Rudi
