PS miraton mes tensioneve dhe flakadanëve pr.ligjin për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe lë sallën

Nga A2 CNN
29 Tetor 2026, 11:27 | Politikë

Mes tensioneve, përplasjeve dhe hedhjes së flakadanëve nga opozita, mazhoranca po vijon miratimin e një sërë projektligjesh në Kuvend.

Me 84 vota pro është miratuar projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë, i cili kërkonte shumicë të cilësuar prej 84 votash. Në votim ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili më pas u largua nga salla e mbuluar me tym.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca plenare deputetët e opozitës Bledi Himçi, Ivi Kaso, Bledion Nallbati dhe Xhelal Mziu.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos