Projektbuxheti 2021, lista e investimeve publike, dominojnë PPP-të dhe rindërtimi

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 11:22 | Ekonomi
Projektbuxheti 2021, lista e investimeve publike, dominojnë PPP-të dhe

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm parashikon nivelin më të lartë historik të investimeve publike, në vlerën e 120,6 miliardë lekëve.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në prezantimin që i bëri projektligjit në Kuvend, deklaroi se këto para që do të shkojnë kryesisht për financimin e kontratave PPP dhe projekteve në vijim, si dhe për programin e rindërtimit.

“Investimet publike për vitin 2021 janë planifikuar në masën 7,2 për qind të produktit të brendshëm bruto. Kjo është rritja më e madhe në këtë zë për 10 vitet e fundit. Në planifikimin e investimeve për vitin 2021 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm. Edhe në vitin 2021 do të ketë prioritet financimi i projekteve në vazhdim”, u shpreh Denaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos