Projektbuxheti, sa qëndrojnë parashikimet financiare të qeverisë për 2022?

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 15:10 | Aktualitet

Qeveria prezantoi në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2022. Shuma prej 5,2 miliardë eurosh ka si qëllim konsolidimin e rimëkëmbjes ekonomike, pas tërmetit dhe pandemisë, por deficiti buxhetor mbetet i lartë. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se rritja ekonomike parashikohet 4,1 %, ndërkohë që pritet të nisë edhe ulja e borxhit publik. Rritje e lehtë pagash në disa sektorë, bonus fundviti për pensionistët, garanci sovrane për fermerët dhe vijimi i investimeve në infrastrukturë, janë disa prej premtimeve të qeverisë në ligjin kryesor financiar të vitit. Producentja ekzekutive për Biznesin në A2 CNN, Aurora Sulçe, komenton projekt-buxhetin e paraqitur sot në Kuvend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos