“Tendera fiktive për mbrojtjen e vendit”, Karanxha: Merren IT për sistemet e mbrojtjes dhe puna nuk bëhet

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2026, 22:06 | Kronikë

Ish-prokurori Ervin Karanxha deklaroi se për mbrojtjen e sistemeve kompjuterike në vendin tonë, bëhen tendera fiktivë.

“Tenderat e mbrojtjes së sistemeve kompjuterike ose nuk bëhen fare sepse nuk u jepet rëndësi, ose bëhen fiktive. Merren IT fiktivë që merren me këtë punë dhe puna nuk bëhet. Personi që paguhet për të bërë një sistem mbrojtjeje nuk e bën dhe ai sistem në realitet nuk është. Bëhet tenderi mijëra euro dhe në fund rezulton që të dhënat dalin”, tha Karanxha në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Edhe kjo fushë është një nga shkaqet e protestës. Kanë dalë njerëzit edhe për tenderat fiktivë dhe për shërbimin jo të duhur. Duhen profesionistë, duhet bashkëpunim ndërkombëtar për të gjurmuar mashtrimet kompjuterike. Kërkon një hetim të thellë”, shtoi ish-prokurori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos