Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, një plan i hershëm i qeverive shqiptare që nga vitet ’70, dhe i risjellë si prioritet ditët e fundit nga kryeministri Rama, mund të jetë një nga prioritetet madhore të vendit në vitet e ardhshme, me avantazhe në stabilitetin energjetik por edhe me kosto financiarë të larta për buxhetin e shtetit. Maringlen Shuli, përgjegjës për zhvillimin e projekteve në KESH, shpjegon për A2 detajet dhe përfitimet e mundshme të projektit në Drinin e Zi, me kapacitet 210 MW. (A2 Televizion)
Projekti i Skavicës, eksperti: I domosdoshëm, pa të kaskada nuk është e plotë
