Prokurori i Përgjithshëm, Parlamenti voton të enjten një nga kandidaturat

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2019, 21:14 | Aktualitet
Prokurori i Përgjithshëm, Parlamenti voton të enjten një nga

Ditën e enjte Parlamenti pritet të votojë Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Janë tre kandidatura të cilat kanë kaluar në sitën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

I pari është renditur Olsian Celaj dhe pas tij Arta Marku e ndjekur nga Fatjona Memcaj. Zgjedhja e kryeprokurorit të ri do të kërkojë shumicë të cilësuar, pra edhe votat e opozitës parlamentare.

https://a2news.com/2019/11/14/prokurori-i-pergjithshem-olsian-cela-renditet-i-pari-arta-marku-e-dyta/

Votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë. Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri vjen pas qëndrimit të Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme, që prej dhjetorit të vitit 2017, me votat e mazhorancës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos