
Prokuroria e Posaçme kërkon një vit burg për Luan Dacin, gjyqtarin e Kolegjit te Posaçëm të Apelimit. Daci akuzohet për "falsifikim dokumentesh".
Për prokurorinë, Daci ka falsifikuar dokumentet kur aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Për akuzën në atë kohë, Luan Daci fshehu faktin se kur ishte gjyqtar i Gjykatës së Tiranës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e kishte shkarkuar nga detyra për paaftësi dhe shkelje ligji.
“Fakti është shumë i thjeshtë. Një letër që ne shkruajmë a përbën dokument dhe nëse ka përmbajtje të falsifikuar. Pastaj aty ka dokumente pa fund që nuk i shërbejnë askujt”, deklaroi avokati i tij, Jordan Daci.
Luan Daci u pezullua nga detyra me vendim gjykate, por apeli e riktheu sërish. Me vendim të kolegjit të posaçëm, ai nuk merr pjesë në gjykime nga korriku i këtij viti. (A2 Televizion)