Protesta dhe zgjedhjet, Rama mbledh në zyrë Ruçin, Lleshajn dhe Ballën

Nga A2 CNN
7 Qershor 2019, 16:27 | Politikë
Protesta dhe zgjedhjet, Rama mbledh në zyrë Ruçin, Lleshajn dhe

Protesta e tetë e opozitës mblodhi në zyrën e Edi Ramës, Gramoz Ruçin, Taulant Ballën dhe Sandër Lleshajn.

Përgjimi i publikuar nga “Bild” trazoi politikën dhe Prokurorinë. Pikërisht për këtë arsye mazhoranca i trembet një acarimi të mundshëm të situatës gjatë protestës.

https://a2news.com/2019/06/07/protesta-e-opozites-deri-ne-mesnate-angazhohen-1300-police/

Ndaj, takimi në zyrën e Ramës vjen për të koordinuar aksionin e të majtëve jo vetëm për mbasditen e së shtunës, por dhe më tej, deri në ditën e zgjedhjeve, 30 qershor.

Çdo të ndodhë të shtunën është një pikëpyetje për të dyja palët brenda Parlamentit.

Pas përgjimeve të fundit të publikuara nga media gjermane, socialistët kanë edhe dilemat e tyre të brendshme për të zgjidhur. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/06/02/mbyllet-protesta-basha-koha-per-fjalet-po-mbaron-ne-protesten-e-ardhshme-fjalen-e-ka-sovrani/

A2 CNN Livestream

Latest Videos