Protesta e bizneseve në Vlorë, Rama refuzon kërkesat, sipërmarrësit nuk tërhiqen

Nga A2 CNN
19 Korrik 2021, 16:34 | Aktualitet
Protesta e bizneseve në Vlorë, Rama refuzon kërkesat,

Bizneset në Lungomare nuk kanë hapen aktivitetin e tyre, në shenjë proteste ndaj kufizimit e muzikës dhe orarit policor.  Situata tërhoqi vëmendjen e kryeministrit Rama, i cili reagoi për protestën në Tëitter, duke refuzuar kërkesat e bizneseve.  

“Protestë në Lungomare për muzikën?

1.Lungomare s'ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë

2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.

3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri - si në tërë botën e civilizuar turistike”, reagoi kryeministri.


Reagimi i kryeministrit nuk i stepi operatorët, të cilët i kërkuan kryeministrit shtyrjen e fashës së  funksionimit të lokaleve, si dhe reduktimin e prezencës policore nëpër bare dhe restorante. 

Situata e pazakontë nxori në terren dhe kryebashkiakun Dritan Leli, i cili sipërmarrësve iu zotua se do të komunikojë personalisht me drejtorin e policisë, për të shmangur konfrontimet me biznesin.

Prej disa javësh, bizneset e Vlorës kundërshtojnë ndalimin e muzikës pas orës 22:00 dhe orën policore, pasi sipas tyre ky kufizim i çon drejt falimentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos