
Pas riatdhesimit të shtetasve të tyre Kosova dhe Maqedonia e veriut përmbushën misionin e rikthimit të nënave dhe fëmijëve të mbetur në Al-hawl.
Lajmet për marrjen e tyre janë përhapur dhe brenda kampit sirian ndërsa për Shqipërinë ende asnjë fjalë.
“Si jeni, si keni qenë? A kanë thënë ndonjë gjë andej për Shqipërinë apo nuk kanë thënë gjë, këtej po thonë që do kthehet Kosova dhe Maqedonia.”, thoshte Elona Shuli në qershor 2021.
Elona Shuli e vetme me dy motrat, vëllain dhe djalin e saj nuk është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa vijon të kërkojë ndihmë.
“Çfarë të them? Keq jam me dhëmballët dhe me fytin po nuk e di cfarë të të them, dhëmballët i kam shumë keq dhe fytin me bajamet më janë bërë shumë. Duhet të pi antibiotik po jemi dobët me lekët, skam asnjë lek në xhep. Duhet të pres të shkoj në spital por ata më dhanë vetëm një paracetamol por duhet antibiotik, të mbys mikrobet.
Ditë pasdite ajo kërkon lajme për Shqipërinë.
“Mirë baba ty ta shpërbleftë zoti inshallah ccfarë të them unë, elhamdulillah inshallah. Aman se di pyetëm pak për Shqipërinë e kupton po vetëm Shqipëria nuk po përmendet këtu. Çfarë është duke u bërë ndonjë gjë andej a ka ndonjë lëvizje?”
Në total 17 persona shumica fëmijë vijojnë të mbeten brenda kampit Al Howl. Ato janë familjet Dumani, Shuli, Taushani, Dibra dhe Daci . (A2 Televizion)