
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku reagoi sërish në lidhje me protestat që po zhvillohen prej dy ditësh në shumë qytete të vendit, kundër rritjes së çmimit të naftës dhe ushqimeve.
Sipas Tabakut, protesta është rruga e duhur dhe mjeti më i mirë përballë arrogancës së qeverisë.
“Nafta rritet, çmimet e ushqimeve shtrenjtohen, shqiptarët varfërohen, por Rama mbron oligarkët dhe nuk ul taksat. Me to paguan koncesionet/PPP tek oligarkëve që pasurohen në kurriz të shqiptarëve!
Protesta është rruga e duhur dhe mjeti më i mirë përballë arrogancës së qeverisë!
Ndal taksës së korrupsionit”, shkruan Tabaku. (A2 Televizion)