
Kryeministri francez, Edouard Philippe ka vendosur t’iu bëj një lëshim sindikatave të punëtorëve me qëllim për t’iu dhënë fund protestave kundër reformës së pensioneve.
Përmes një letre, kreu i qeverisë shkruan se është i gatshëm të tërheqë propozimin i cili rrit moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.
Një nga unionet më të mëdha të sindikatave, CFDT e vlerësoi propozimin e kryeministrit, duke e cilësuar atë si një tregues gatishmërie për arritjen e një kompromisi. Ndërsa unioni tjetër CGT e quajti atë një tymnajë. Përmes një deklaratë për shtyp, kjo sindikatë bëri edhe njëherë të ditur se ishte më e vendosur më shumë se kurrë për të ndalur këtë reformë.
Protesta e sindikatave të punëtorëve kundër reformës së pensioneve të propozuar nga presidenti Macron ka hyrë në ditën e saj të 38 dhe ka shkaktuar probleme të ndryshme sidomos në transportin e udhëtarëve.
Protestuesit dolën dhe kësaj të shtunë në rrugët e Parisit, ku u përplasën dhe më forcat e policisë, të cilët përdorën gazin lotsjellës për t’i shpërndarë. (A2 Televizion)