Protestuesit i venë flakën parlamentit në Irak

Nga A2 CNN
22 Gusht 2020, 17:01 | Bota

Është pushtuar nga flakët parlamenti rajonal i Basras në Irak, pasi një grup i madh protestuesish çanë rrethimin e sigurisë të godinës qeveritare duke i vënë asaj flakën.

Prej disa ditësh Basra është përfshirë nga protesta të dhunshme, pasi qytetarët i kërkojnë parlamentit të shkarkojë nga detyra guvernatorin e pasi dy aktivistë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në 3 sulme të ndryshme të armatosura gjatë javës.

Aktivisth Reham Yacoub, i cili drejtoi disa nga marshimet e grave në të shkuarën, u vra të mërkurën ndërsa persona të armatosur sulmuan makinën e tij.

Ky ishte incidenti i tretë brenda javës që kishte si objektiv një nga aktivistët kundër qeverisë, përpara se një person tjetër të vritej në një atentat të ngjashëm.

Vala e dhunës shpërtheu kur aktivisti Tahseen Osama u vra javën e kaluar, ngjarje që nxorri mijëra persona në rrugë. Policia qëlloi me armë në ajër për të shpërndarë protestuesit, të cilët iu përgjigjën me bomba molotov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos