Çuditë me Tërmet Peçin skenë të ndalur! Këtë herë, kryetari i bashkisë së Tepelenës, kandidat për një mandat tjetër, e ka zhvendosur dëgjesën elektorale në ambientet e brendshme të kishës së Leklit.
Fushata e Termet Peçit duket sikur nuk e njeh laicitetin, dhe në brendësi të kultit fetar i ka njohur lekliotët me premtimet për 4 vitet e ardhshme.
“E nisëm bisedën në kishën e fshatit. Një traditë që i shoqëron në shekuj, mbledhjet dhe kuvendimet e Lekliotëve. Kjo për faktin se fjala e lënë në vend të shenjtë, duhet patjetër të marrë udhë e të bëhet realitet...'', shkruan në Facebook kryebashkiaku Peçi, që vërtet ka shkaktuar tërmetin e radhës në rrjetet sociale.

Duket se për këto zgjedhje që nuk morën 'bekimin' e opozitës dhe të presidentit Meta, socialistët po kërkojnë bekimin nga 'Zoti'.
Kjo pasi edhe kandidatja tjetër për bashkinë e Roskovecit, Majlinda Bufi, intervistën për ERTV e dha brenda një kishe ortodokse. (A2 Televizion)