PSG barazon Realin dhe siguron vendin e parë të grupit

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 22:55 | Futboll
PSG barazon Realin dhe siguron vendin e parë të grupit

Real Madrid udhëhiqte 2-0 ndaj PSG në supersfidën për vendin e parë të grupit A, por dy gola të shpejtë brenda dy minutave nga Mbappe dhe Sarabia i siguruan francezëve vendin e parë.

Karim Benzema shënoi dy herë, me nga një gol në çdo pjesë, por në minutën e 81-të dhe 83-të PSG barazoi gjithçka.

Ndërkohë, Juventusi fitoi 1-0 falë një goli të shkëlqyer të Dybala dhe siguron vendin e parë në grup, ndërsa Bayer Leverkusen mposhti 0-2 Lokomotivën, duke iu afruar me një pikë spanjollëve të drejtuar nga Diego Simeone.

Manchester City barazoi 1-1 ndaj Shakhtar, ndërsa Atalanta fitoi 2-0 kundër Dinamo Zagreb, duke lënë gjithçka të hapur për vendin e dytë të grupit C.

Bayern Munchen shkatërroi 6-0 Crvena Zvezdën në Serbi, ndërkohë që Tottenham fitoi me përmbysje 4-2 ndaj Olympiacos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos