
Merkato e futbollit ka arritur shifra rekord gjatë viteve të fundit dhe kjo shpesh është kritikuar, ndërsa i fundit që e ka bërë një gjë të tillë është Eden Hazard.
Belgu u ble nga Reali i Madridit për 100 milionë euro, por deri tani paraqitjet e tij nuk kanë qenë ato të pritshmet.
Ndërkohë, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Le Parisien”, Hazard është shprehur se askush nga futbollistët nuk e meriton një çmim të tillë.
“E di që kam kushtuar shumë para, por janë miliona ato që xhirojnë mes klubeve. Merkatoja është e çmendur pasi për mua asnjë lojtar nuk duhet të vlente 100 milionë euro. Nuk e mendoj aspak shifrën që i kam kushtuar klubit, edhe po të kisha kushtuar vetëm 5 milionë do të luaja po njësoj”, tha futbollisti belg. (A2 Televizion)